Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VV e Shqipërisë: Kurti i shprehu Vuçiç të njëjtin qëndrim që ka shprehur SHBA; njohjen e Kosovës

VV e Shqipërisë: Kurti i shprehu Vuçiç të

Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi tha se qëndrimi i mbajtur nga Albin Kurti përballë Presidentit serb, Aleksandër Vuçiç është i njëjti qëndrim që ka mbajtur SHBA e Presidentit Joe Biden ndaj Serbisë.

Ai është shprehur në intervistën e dhënë për emisionin “Open” se Kurti e provokoi Vuçiç aq sa e “provokoi” presidenti amerikan Joe Biden kur kërkoi njohjen e republikës së Kosovës.

“Nuk di të ketë qenë një prag incidenti vetëm se Vuçiç përdori termin ‘shpërtheu’ për Kurtin, i cili është i paqartë për publikun, ka përdorur terma bombastikë për të mbuluar postin e tij. Koordinatat kanë ndryshuar dhe nuk është më e njëjta Serbi, se kemi zgjedhjet në SHBA ku nuk është më Trump si president nga ana tjetër kemi një kryeministër të Kosovës që ka fituar me mbi 50% i cili nuk ka akuza për korrupsion, ai nuk ka pasur dosje, ndryshe nga të tjerët para tij që kanë vajtur të bisedojnë me Vuçiç në Bruksel. Është provokim aq sa ishte deklarata e presidentit Biden kur i kërkoi Serbisë të njohë Republikën e Kosovës.

Dua të shpjegoj pse Vuçiç është në një pozitë të vështirë sot. Mladic i njohur si ‘Kasapi i Bosnjës’, është dënuar me burg të përjetshëm, i cili është nderur nga Vuçiç, ka vendosur në mënyrë simbolike një bulevard emrin e tij. Në Shqipëri nuk kemi dëgjuar asnjë përfaqësues qeveritar për personat që kanë kryer krime as ta përshëndesin as ta mbështesim. Njohja nga ana e Serbisë është burimi kryesor midis problemeve mes Serbisë dhe dy republikave shqiptare. Nuk ka asnjë tentativë për të bërë asnjë lloj spektakli politik, ka një qasje kosistente të kryeministrit Kurti që shtron çështje thelbësore”, tha Abazi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore