
Vrau Pjerin Xhuvanin para zgjedhjeve, sot mbahet gjyqi ndaj Arbër Paplekajt, “mister” se kush qëlloi policët
Gjykata e Elbasanit pritet të mbajë sot seancën ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në 21 prill të vitit 2021. Prokuroria e Elbasanit do t’i kërkojë Gjykatës caktimin e një avokati për të akuzuarin Paplekaj, pasi për 4 herë me radhë ka dështuar seanca gjyqësore ndaj tij për shkak të mungesës së palës mbrojtëse.
Prokuroria mbylli hetimet më 25 korrik dhe dërgoi për gjykim dosjen e Paplekës, i cili akuzohet për vrasje, ndërkohë hetimet vijojnë për Kelmend Xhaferin për akuzën e vrasjes dhe për policin Riza Mujaj për shpërdorim detyre. Për gjithë anëtarët e strukturës për mbrojtjen e votës, Arjan Hoxha, Erjon Demushi etj, është pushuar akuza e heqjes së paligjshme të lirisë.
Si ndodhi vrasja e Pjerin Xhuvanit 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit?
Më 21 prill 2021, rreth orës 14:00, disa ish-policë dhe ish-efektivë ushtrie, bllokuan automjetin e Mehmet Grecës pasi sipas PD ishte duke shpërndarë lekë dhe duke blerë vota në lagjen “5 maji” në Elbasan. Bllokimi i makinës u ga një grup i cili më pas u identifikua dhe rezultoi se bënte pjesë në “SMV”-të e ngritura nga Gazment Bardhi. Këto “SMV”, u njohën si Struktura për Mbrojtjen e Votës, që ishin caktuar për të mbrojtur votën. Përplasja solli plagosjen e 4 personave dhe vrasjen e Pjerin Xhuvanit.
Të plagosurit ishin Paulo Vuksani, Emiljano Prenga, Eltjon Bodinaku dhe Xhensila Sota. Nga dita e arrestimit deri më sot në pranga është ish-oficeri i RENEA-s, Arbër Paplekaj i cili akuzohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin dhe dhëndrin e tij, Eltjon Bodinakun. Nuk dihet ende kush qëlloi ndaj Emiljano Prengës dhe Paulo Vuksanit, të dy ish-policë.


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >
EMRI/ E RËNDË në Fier, ndërron jetë efektivi i policisë pas aksidentit
Historia e plotë >



Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
"Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për t...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?

Nafta falas për fermerët! Vendimi i ri i Qeverisë, ja çfarë duhet të dini

Shqipëria ka pagat më të ulëta në rajon në administratën publike/ Ja PROFESIONET ku na e kalon dhe Kosova
Aktualitet


Grabitet gjatë natës shkolla 9-vjeçare në Shkodër/ Ja çfarë morën hajdutët
Historia e plotë >

Kthjellime dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për sot
Historia e plotë >