Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrau nga xhelozia e sëmurë 19-vjeçaren shqiptare, ja çfarë shkruante në rrjete sociale Qamil Taja: Çdo gjë e imja…

Vrau nga xhelozia e sëmurë 19-vjeçaren shqiptare, ja

Një ngjarje tragjike tronditi Greqinë dhe vendin tonë këtë të shtunë, ku 25- vjeçari Qamil Taja vrau me armë bashkëjetuesen e tij.


Xhelozia ishte shkaku që shtyu 25 vjeçarin që të ekzekutonte Krisjana Brakajn në Pire të Atikës gjatë orëve të para të mëngjesit.

Fotot e autorit, i cili u dorëzua në polici pas vrasjes, janë bërë publike.

Profili i tij në rrjete sociale është i mbushur me këngë dhe postime të trishta.

“Ti kurrë nuk je jashtë mendjes sime, çdo gjë e imja të përket ty. Ti kurrë nuk ike, tek unë ke ekzistuar. Vendi i parë do të jesh gjithmonë ti”, shkruhet në një prej postimeve të tij në Facebook.

Sipas policisë greke, autori qëlloi mbi viktimën disa herë me pistoletë, plumbat e së cilës e kapën 19-vjeçaren në kokë dhe gjoks.

Policia theksoi se ai ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj viktimës. Çifti banonte në një hyrje në lagjen Kaminia të Pireut. Pikërisht brenda banesës së tyre u gjet edhe trupi i viktimës.

Vrau nga xhelozia e sëmurë 19-vjeçaren shqiptare, ja

Vrau nga xhelozia e sëmurë 19-vjeçaren shqiptare, ja

Vrau nga xhelozia e sëmurë 19-vjeçaren shqiptare, ja

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore