Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrau me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për zënien e rrugës, Arbër Kote nuk pranohet në burgun e Durrësit

Vrau me thikë 33-vjeçarin pas sherrit për zënien e

Arbër Kote, i arrestuar pasi vrau me thikë në zemër shoferin e furgonit Idajet Dulla të shtunën pasdite, nuk është pranuar në paraburgimin e Durrësit.

Shkak, sipas "Abc News", për këtë është bërë fakti se babai i tij Astrit Kote ka qenë drejtor i këtij institucioni të vuajtjes së dënimit. Kjo është konsideruar konflikt interesi nga togat e zeza.

Për këtë arsye, 26-vjeçari Kote do të qëndrojë deri në përfundim të gjykimit në burgun e Fushë-Krujës. Astrit Kote, u arrestua në vitin 2016 me akuzën se favorizoi lirimin e Lulzim Berishës nga burgu.

Ngjarja ndodhi të shtunën, ku Arbër Kote, shofer i një autobusi fasonerie qëlloi me thikë duke lënë të vdekur furnizuesin e  marketit 33-vjeçarin, Idajet Dulla, pas një sherri për zënien e rrugës.

Përpara trupit gjykues, Kotaj është shfaqur i penduar për ngjarjen dhe u ka kërkuar falje familjarëve të viktimës, Dulla.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore