Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrau kolegun brenda komisariatit sepse e tallte/ Prokuroria mbyll hetimet për efektivin Ludjan Zaimi

Vrau kolegun brenda komisariatit sepse e tallte/ Prokuroria mbyll hetimet

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për Ludjan Zaimin, efektivin e policisë, i cili akuzohet për vrasjen e kolegut të tij, Çaush Saliasi.

Sipas prokurorisë, Zaimi do të gjykohet për akuzën e “vrasjes së punonjësit të policisë”. Pas përfundimit të hetimit, avokatët kanë 10 ditë kohë të paraqesin kundërshti, para se dosja të dërgohet në seancë paraprake.

Ngjarja e rëndë ndodhi në muajin maj të këtij viti, brenda Komisariatit nr.3 në kryeqytet, ku Zaimi ekzekutoi me armën e shërbimit kolegun e tij, pas një debati mes të dyve. Më herët, Zaimi pranoi autorësinë e krimit, ndërsa tha se nuk duronte dot më talljet e efektivit Saliasi.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore