Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrau bashkëfshatarin dhe u nis drejt Greqisë/ Si gjurmoi policia të rinjtë që transportuan Klodian Keqin drejt Sarandës

Vrau bashkëfshatarin dhe u nis drejt Greqisë/ Si gjurmoi policia

Klodian Keqi, autori i vrasjes së  55-vjeçarit Luan Hushi në fshatin Zgërdhesh të Fushë-Krujës, është arrestuar nga forcat operacionale të Policisë së Durrësit.

Efektivët e operacionales kanë pasur informacion se dy të rinj nga Fushë-Kruja kishin transportuar Keqin drejt Sarandës, duke u strehuar në një pallat në lagjen Nr.4 të qytetit, përballë stadiumit.

Të parët që kanë përfunduar në pranga ishin pikërisht dy djemtë, të cilët janë ndaluar sapo kanë dalë nga makina për të hyrë në banesën në qytetin bregdetar dhe në automjet u është gjetur pasaporta e Keqit.

Dyshohet se të arrestuarit kanë treguar vendin se ku e kanë lënë për herë të fundit Klodian Keqin. Për këtë arsye operacioni policor ka vazhduar edhe gjatë mbrëmjes, me autorin e vrasjes që dyshohet se është kapur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Efektivët kanë ndërhyrë në zonën e Konispolit, ku Klodian Keqi edhe është arrestuar, teksa tentonte të kalonte në këmbë kufirin, për t’u fshehur më pas në Greqi.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Horizonti”. Tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme, për në shtetin grek, me qëllim fshehjen, pasi vrau me armë zjarri një 55-vjeçar, shërbimet e Policisë, pas 48 orë kërkimesh, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit.

Operacioni, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Në pranga edhe 2 shtetas të tjerë që e ndihmuan autorin e dyshuar, për të kaluar kufirin për në Greqi.

Shërbimet Operacionale të DVP Durrës dhe strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, pas 48 orë kërkimesh dhe ndjekjeje me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për lokalizimin dhe kapjen e autorit të vrasjes me armë zjarri të 55-vjeçarit, bënë të mundur që mbrëmjen e djeshme të lokalizonin në Konispol të Sarandës, autorin e dyshuar të ngjarjes.

Falë organizimit të operacionit policior të koduar “Horizonti”, i zhvilluar nga Forca e Posaçme Operacionale e DVP Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Sarandë dhe Policinë Kufitare Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, në Konispol të Sarandës, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan shtetasin:

-K. K., 40 vjeç, për veprat penale “Vrasja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Gjithashtu, shërbimet e policisë, së bashku me 40-vjeçarin, kapën dhe arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, edhe shtetasit: L. K., 25 vjeç dhe L. Gj., 30 vjeç, të cilët po shoqëronin dhe ndihmonin autorin e dyshuar për t’u larguar nëpërmjet kufirit të gjelbër për në shtetin grek.
Shtetasi K. K., më datë 10.08.2022, rreth orës 09:45, pas një konflikti për dru zjarri, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Zgërdhesh, Krujë, plagosi me armë zjarri shtetasin L. H., i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, humbi jetën në spital.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore