
Vrau “amerikanin” dhe u zhduk, arrestohet shqiptari në Greqi (DETAJE)
Policia greke ka arrestuar 38-vjeçarin shqiptar, Izbi Çaushi, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e 37-vjeçarit grek në Kalamata.
Policia kishte nisur kërkimin për gjetjen e 38-vjeçarit shqiptar që vrau me armë zjarri 47-vjeçarin e njohur me nofkën “amerikani” në Kalamata.
Pasi plagosi për vdekje 47-vjeçarin, me të cilin dyshohet se kishte një mosmarrëveshje, 38-vjeçari u arratis në kafenenë e njërit prej dy grekëve që tashmë janë arrestuar për strehimin e tij, shkruan protothema.
Nga dyqani, ai grumbulloi ushqime dhe rroba të ngrohta dhe iku në këmbë drejt malit.
22-vjeçari grek që kishte joshur 47-vjeçarin “amerikan” në datën fatale dhe e kishte goditur me grusht, u dërgua të shtunën në Prokurorinë e Kalamatës, ku u akuzua për bashkëpunim në vrasje me dashje.
Hetimet për ngjarjen vijojnë dhe nuk dihet nëse shqiptari ka dashur të vrasë 47-vjeçarin apo e ka qëlluar në këmbë për shkak të kanosjes dhe plumbi ka goditur një arterie qendrore duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe. Megjithatë, prokuroria përkatëse e ka referuar ngjarjen si vrasje.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ TËRMET në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Historia e plotë >
Qëllohen me armë gazetarët e Fiks-it, filmuan gërryerjet e paligjshme në...
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 9 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Pse janë të rëndësishme 72 orët e para pas tërmeteve?

KUJDES! Temperaturat arrijnë në -10 gradë celsius, njihuni me parashikimin i motit për ditën e enjte
Aktualitet




