Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja në Gjirokastër/ Autori dhe viktima ishin kërkues floriri, çfarë fshihet pas dëshmisë së 33-vjeçarit

Vrasja në Gjirokastër/ Autori dhe viktima ishin kërkues floriri,

Detaje të reja për vrasjen e 57-vjeçarit Gëzim Saraçi në Gjirokastër. Mësohet se viktima dhe autori i arrestuar sot Mihal Thimjo, të cilët ishin miq me njeri-tjetrin ishin edhe kërkues floriri.

Sherri mes tyre mund të ketë ardhur pikërisht për këtë shkak. Dyshohet se dy personat mund të kenë gjetur diçka pasi ata punonin me varroshe (gërmonin në varre).

Dëshmia e autorit dhënë në polici se gjoja sherri banal ishte mbi motive nacionalizmi duket një përpjekje e autorit për të fshehur të vërtetën dhe për të mos treguar veprimtarinë e jashtëligjshme që ka kryer. Dyshohet se autori mund ta ketë fshehur floririn e gjetur. Dyshimet bien edhe mbi familjen nisur nga fakti që ai i lajmëroi, por nuk u gjend në vendngjarje kur ata shkuan aty.

Gëzim Saraçi dhe Mihal Thimjo kishin njohje të vjetër familjare me njëri – tjetrin madje ditën e djeshme para vrasjes kishin qenë për një drekë në Poliçan të Zagorisë, shkruan News24.

Në kthim ka ndodhur një konflikt i çastit që ka shkaktuar grindjen fizike mes tyre. 57-vjeçari Saraçi ka goditur i pari Thimjon, i cili është kundërpërgjigjur duke e goditur me levë 57-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen. Autori 33-vjeçar është i plagosur në shpatull dhe në këmbë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore