Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e provokonte herë pas here Agronin, kishin...

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e

Fqinjët e Jetmira Hasanit, e cila u vra mbrëmë nga ish-kunati i saj në oborrin e banesës në Bathore janë shprehur se viktima provokonte vazhdimisht autorin.

Fqinjët shtuan se autori Agron Tanushi nuk ishte person problematik, por prej 10 vitesh kishte sherre të herëpashershme me ish-kunatën, kryesisht për çështje pronësie. Sipas tyre, Jetmira jetonte në katin e dytë të banesës dhe i thoshte Agronit që ishte shtëpia e saj, ndërsa ky i fundit pretendonte se banesa ishte e tija.

Ata treguan më tej se Tanushi ka qëlluar disa herë në ajër pasi ka vrarë Jetmirën dhe më pas është larguar me vrap nga vendi i ngjarjes. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në banesën e Jetmira Hasanit në rrugën “Apollonia” në Bathore. 

Jetmira Hasani, prej vitesh jetonte në Greqi, por edhe pse ishte divorcuar me vëllain e Tanushit, sa herë vinte në Shqipëri, jetonte në shtëpinë e familjes Tanushi. Për këtë arsye, mes autorit dhe viktimës, ka pasur shumë herë sherre për shkaqe pronësie.

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e

Vrasja në Bathore/ Fqinjët tregojnë gjithçka: Ish-kunata e

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore