Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja me bukë në gojë e Sabrinës/ Protestë në Tiranë, kërkohen 3 arrestime: Prokurori bëri automatikun lodër, gjyqtari...

Vrasja me bukë në gojë e Sabrinës/ Protestë në

Dhjetëra qytetarë kanë protestuar para ministrisë së Brendshme pas vrasjes së 23 vjeçares Sabrina Bengaj nga bashkëshorti i saj në Zhupan të Fierit.

Qytetarët me pankarta në duar janë shprehur përmes mesazheve se duhet të vihet drejtësia për viktimën dhe shumë prej grave që janë dhunuar apo vrarë brutalisht nga bashkëshortët e tyre.

Një nga familjarët e Sabrinës, e cila u vra me bukë në gojë në pragun e shtëpisë, i bëri thirrje autoriteteve që të marrin masa dhe të arrestojnë prokurorin, gjyqtarin dhe mjekun që liruan nga burgu vrasësin.

“Kjo nuk është protestë vetëm për Sabrinën. Kjo është për të gjithë nënat dhe motrat. Po masakrohen gra dhe vajza. Ministret i kemi në shumicë gra. Duhet të ndikojnë, të reagojnë. Presim arrestimin e prokurorit që bëri “automatikun lodër”, gjyqtarit dhe mjekut. Nuk jemi nga ata që i martojnë vajzat 14 vjeçe, por Sabrina u mashtrua nga ai kanibali”, tha i afërmi i Sabrinës së ndjerë në një lidhje me "Zona Zero" në Top News.

Në protestë ishin të pranishëm edhe deputetë të parlamentit./Gazeta SHQIP

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore