Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja MAKABRE e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë, zbardhet “ultimatumi” i Kurtit (Detaje)

Vrasja MAKABRE e 35-vjeçares shtatzënë në Kosovë,

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë. Nëpërmjet një reagimi në facebook, ai ka shkruar se të gjithë personat përgjegjës duhet të japin dorëheqje. Ndërsa theksoi se po bëhej inspektimi i punës së zyrtarëve të cilët duhet të merreshin me mbrojtjen e viktimës e cila u vra nga ish burri i saj para se të lindte fëmijën.

“Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur.

Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar. I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje”,- shkruan Kurti.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore