Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, FNSH zbarkon në Laç

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, FNSH zbarkon në Laç

Forcat RENEA kanë zbarkuar ditën e sotme në Laç, në kuadër të operacionit për arrestimin e autorit të vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Policia ka dyshime të forta se në këtë zonë fshihen autorët e ngjarjes, ku aktualisht në kërkim për ngjarjen janë katër persona: Albert Zaja, Elmir Tufa, Elson Xheçuka dhe Roland Cara.

Dy prej tyre rezultojnë jashtë territorit të vendit, teksa mësohet se referuar sistemit TIMS, burimet thonë që janë larguar nga Kosova në njërin prej vendeve të BE.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua me dy plumba, njërin prej tyre në kokë, paraditen e së hënës së 1 shkurtit, në fshatin Sheq në Fier brenda makinës së tij. Ai ka qenë në lëvizje me makinë, kur është qëlluar nga një person me një makinë tip 'Range Rover'.

Kastrati ka ecur disa metra duke u përplasur me një makinë tjetër që po kalonte aty. Të gjitha hetimet janë përqendruar tek hakmarrja, për shkak të së kaluarës së tij dhe të vëllait.

Shkëlzen Kastrati u ekzekutua kohën kur po shkonte në lokalin e tij në Sheq, lëvizje që e kryente çdo ditë. Makina e autorëve të dyshuar u gjet e djegur tek mbikalimi i Baltëzes brenda së cilës edhe automatiku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore