Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja e Pllanajt, eksperti kriminalistik: I mirë organizuar, policia duhej...

Vrasja e Pllanajt, eksperti kriminalistik: I mirë organizuar, policia

I ftuar në studion e “Breaking” në Top News, eksperti i njohur i kriminalistikës, Arben Hajdarmataj e cilësoi vrasjen e Bardhok Pllanajt si të mirë organizuar.

“Ka një makinë që e shoqëron makinën e të ndjerit, ka një goditje me armë zjarri në makinë në ecje, çka tregon se është i mirëmenduar dhe ngjarja nuk ka ardhur si konflikt i çastit. Ka një skemë të mirë organizuar në këtë atentat”, tha Hajdarmataj.

Sipas ekspertit policia duhej të ishte treguar më e kujdesshme për të vëzhguar lëvizjet e Pllanajt, pasi ishte një person me rekorde dhe precedent penal.

“Unë mendoj që policia duke pasur një historik të një personazhi me rekorde kriminale, unë mendoj se ka të dhëna e elementë të tjerë, që ky person ka konflikte të mundshme me personazhe të botës së krimit, e policia duhet të përdorë një strategji të parandalimit të vrasjes. Mbi kurrizin e tij ka një konflikt kriminal, ka një sekuestro pasurie, si dhe ka edhe një lidhje të hershme me politikanë”, tha Hajdarmataj.

Ai më tej shpjegoi edhe mënyrën se si policia mund të parandalonte këto ngjarje. “Mund t’i vihej p.sh telefoni në përgjim i grupeve kundërshtarëve, ose i viktimës për të parë edhe konfliktet ose edhe në vëzhgim ka edhe metoda të tjera që duhet të bëjë për parandalimin e këtij krimi. Kur them por, e kam një por të madhe, sepse në përgjithësi po të analizojmë vrasjet e ndodhura në kohët e fundit, del qartazi se policia nuk ka një strategji të saktë”, theksoi Hajdarmataj në “Breaking”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore