Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, u qëllua brenda serës me kanabis ku nisi konflikti. 7 gra nën hetim, i dyshuar Anton Gjini

 Vrasja e Pjetër Kolës në Pukë, u qëllua brenda

Nuk ka ende asnjë të arrestuar për vrasjen e Pjetër Kolës (Gjoka). Por mendohet se Policia është shumë pranë zbardhjes së ngjarjes, pasi në kërkim është shpallur Maltin alias Anton Gjini. "Oraneës" pretendon se GJini kishte ngritur një magazinë përpunimi dhe tregtimi të lëndës kanabis sativa në Pukë me disa persona të tjerë.

Në këtë "biznes" mendohet se ishte përfshirë edhe viktima Pjetër Kola, ndaj dhe më 27 shtator kishte vendosur që të vizitonte biznesin e tij, ndaj dhe ishte nisur nga Lezha për në Pukë. Konflikti dhe prishja e pazareve të drogës është bërë shkak i sherrit, i cili përfundoi deri në përdorimin e armëve ku fillimisht Kola mbeti i plagosur e më pas humbi jetën në spitalin e Shkodrës.

Kjo pasi në momentin që shkuan në magazinë për të hetuar vrasjen, hetuesit kanë zbuluar një magazinë për përpunimin e kanabisit, ndërsa për përpunimin e lëndës narkotike ishin punësuar gra kryesisht nga Berati si dhe Cerriku. Po ashtu, bëhet me dije se përveç Gjinit, edhe 3 persona të tjerë po mbahën nën vëzhgim nga policia të cilët veprojnë në Lezhë. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore