
Vrasja e Martin Çeços për xhelozi/ Flet nëna e 18-vjeçares: Tina nuk kishte raporte me Mollajn, ai na…
Nëna e Tina Pajollarit, vajza e cila dyshohet se ka qenë “molla e sherrit”, ku mbeti i vrarë Martin Çeço mohon që e bija të ketë pasur lidhje me Valter Mollajn, një nga 3 autorët e dyshuar të vrasjes së të riut Çeço, ngjarje e ndodhur më 16 Qershor në fshatin Kolanec të Maliqit.
Sipas saj, vajza, Tina nuk ka patur raporte intime me Valter Mollajn, por familja Mollaj i ndihmonte shpesh.
“Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje”- është shrehur Miranda Pajollari.
Policia deklaroi menjëherë pas arrestimit të 3 autorëve se shkak i vrasjes së Martinit ka qenë sherri për një vajzë, që kjo vajzë dyshohet të jetë pikërisht Tina Pajollari, me të cilën kishte filluar të fliste i ndjeri në rrjetet sociale.
Policia dhe në media u tha se ishte Valter Mollaj i cili dyshohet se kishte lidhje jashtëmartesore me Tina Pajollarin, një vajzë 18-vjeçare. Të dy jetojnë në fshatin Marjan të Korçës dhe shtëpitë e tyre janë vetëm pak metra larg.
Tina Pajollari punonte në stanin e Valter Mollajt duke nxjerrë bagëtitë.
Gazetari: Prej sa kohësh ishte i lidhur Valteri me vajzën tuaj?
Miranda Pajollari: Valteri është i martuar, kot kanë thënë për vajzën që ka 5 vjet i dashuruar me atë.
Gazetari: Po sa?
Miranda Pajollari: Po ai është i martuar, ka 3 fëmijë.
Gazetari: Sa kohë kishte kontakte me vajzën tuaj?
Miranda Pajollari: Po ne kemi me vite këtu ore se e kemi banor. Ai na bie drutë, kemi ngrënë e kemi vajtje ardhje.









Çfarë nuk i falin Salmanit
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Artikulli i britanikes "The Sun": Shqiptarët dynden në Angli me kamionë ...
Historia e plotë >
Hasi, "Anglia e Vogël" që po zbrazet dita-ditës/ Qyteti shqiptar që do n...
Historia e plotë >
Rikthehen temperaturat e larta, çfarë ndodh me motin javën e ardhshme

Situata me COVID19, ja statistikat e publikuara ditën e sotme nga ministria

Nis nesër faza e dytë e regjistrimit online për klasat e para dhe të dhjeta/ Çfarë duhet të kenë prindërit parasysh
Aktualitet




