Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja e Ergys Dashit / Mediat e Ekuadorit nxjerrin detaje të reja: 34-vjeçari i përfshirë edhe në shfrytëzim prostitucioni

Vrasja e Ergys Dashit / Mediat e Ekuadorit nxjerrin detaje të reja:

Ergys Dashi është 34-vjeçari, i cili u ekzekutua pak ditë më parë në Ekuador ishte pjesë e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Teksa mendohet se fitimet që Dashi nxirrte nga trafiku i kokainës shkonin nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj, mediat e Ekuadorit kanë nxjerr detaje të reja.

Bëhet me dije se Dashi ishte përfshirë edhe në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Nërkohë kujtojmë se Dashi u vra mbrëmjen e së shtunës së 22 janarit, teksa ishte duke darkuar në një nga restorantet e Guayquailit në Ekuador.

Organizata kriminale ku ai bënte pjesë trafikonte drogë  në Bolivi, Spanjë dhe Shqipëri. “Vlerësohet se për këtë trafik droge ai përfitonte nga 70.000 deri në 90.000 dollarë në muaj”, shkruajnë mediat ekuadoriane.

Nga ana tjetër në vendngjarje, ekspertët e kriminalistikës kanë grumbulluar mbi 20 fishekë të markës Fame, tip 9×19 , sipas karakteristikave të dhëna nga hetuesit. Gjithashtu ata konstatuan se viktima ka marrë disa shtëna në pjesën ballore të kafkës. Fillimisht nuk dihej identiteti i të ndjerit, por pas dërgimit në Laboratorin e Kriminalistikës u konfirmua identiteti i tij dhe origjina nga Shqipëria./ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore