
Vrasja e babë e bir në Elbasan/ SPAK kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan dhe 25 vjet për Florenc Çapjan
SPAK jep pretencën për vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqirit në vitin 2012 në Elbasan. Prokuroria e Posaçme kërkon burg përjetë për Ardian Çapjan dhe Olsi Lekun; 25 vite burg për Florenc Çapjan; 20 vite për Klajdi Dokolin dhe Etin Canin, si dhe 6 vite burg për Ervis Bardhin.
Florenc Capja është në kërkim nga drejtësia shqiptare pasi akuzohet si porositës për vrasjen e at e bir, ndërsa xhaxhai i tij Ardian Çapja ndodhet pas hekurave.
Për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit janë akuzuar edhe Jorgo Leku alias Olsi Leka, i cili u prangos në Athinë më 11 Tetor 2020; Etien Cani i cili u ekstradua nga Italia në Shqipëri po në vitin 2020 si dhe Ervis Bardhi.
Bardhi është ai ka treguar me detaje vrasjen e ndodhur në vitin 2012 në Elbasan, ndaj babë e birë, Nezir dhe Gentian Beqiri
SPAK ka kërkuar këto dënime:
Ardian Çapja- burg përjetë
Florenc Çapja- 25 vjet
Olsi Leku- burg përjetë
Ervis Bardhi- 6 vjet
Klajdi Dokoli -20 vjet
Etien Cani- 20 vjet
Gentian Beqiri u qëllua për vdekje më 15 gusht 2012 në banesën e tij kur ndodhej në ruajtje nga policia në gjendjen e “arrestit të shtëpisë”. Beqiri ishte dënuar si i implikuar në vrasjen e biznesmenit Sokol Çapja, në vitin 2005. Po atë ditë u dhunua edhe babai i tij Nezir Beqiri i cili ndërroi jetë.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >


E FUNDIT/ Ulen sërish nafta e benzina, ja sa do të jetë çmimi i karburanteve
Historia e plotë >

Arrestohet kryebashkiaku i Bulqizës pas urdhrit të SPAK (Emri+Foto)
Historia e plotë >


Çfarë ndodh kur Inteligjenca Artificiale lexon gjithçka?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Kryemadhi fshehu paratë në Zvicër/ Kaloi në këmbë kufirin, të kalonte pa...
Historia e plotë >
Moti bën kthesën e madhe, ja çfarë pritet të ndodhë nesër me temperaturat

Të dielën ndryshon ora, ja si do të lëvizin akrepat?

Këmbimi valutor 20 mars 2023/ Nuk lëvizin monedhat e huaja, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin?
Aktualitet



E zuri kamioni poshtë, ky është mekaniku që humbi jetën në Kurbin
Historia e plotë >
