
Vrasja e babë e bir në 2012/ Dosja shkon në SPAK, Çapjat funksionuan si grup kriminal
Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka marrë dosjen e "Çapjave" si pjesëtarë në vrasjen e babë e bir, Nezir dhe Gentian Beqiri në vitin e 2012. Pjesë e dosjes janë Ardjan Çapja, Florenc Çapja si dhe 4 anëtarë të tjerë.
Aktet hetimore kundër këtij grupi kriminal, ti kalojnë për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Posaçme. Lajmin për këtë kalim të dosjes e ka konfirmuar edhe drejtuesi i kësaj strukture, prokurori Arben Kraja.
Kështu SPAK do të hetojë këta persona: Ardjan Çapja, Florenc Çapia, bashkëpuntori i drejtësisë Ervis Bardhi, Etien Cani, Olsi alias Jorgo Leku dhe Klajdi Dokoli.
Mbi ta rëndojnë disa akuza si: “Vrasje në rrethana cilësuese” kundër dy personave, “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, “Grup i strukturuar” kriminal dhe Kryerja e veprave penale në formën e “Grupit të Strukturuar kriminal”.
Momentalisht për këtë krim të dyfishtë të ndodhur në 15 gusht 2012 në Elbasan, vijon të jetë në kërkim Florenc Çapja, ndërsa personat e tjerë janë arrestuar.
Në ditët në vijim pritet ekstradimi nga Greqia i Olsi alias Jorgo Lekut, i cili ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit. Më herët SPAK, kërkoi tërheqjen e akteve hetimore, ndërkohë vendimi për transferimin e dosjen erdhi pas arrestimit të Ardjan Çapjas dhe “ushtarit” të tij, Ardi Çekani.
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit, është kryer nga Çapjat për hakmarje pasi Gentiani, ishte një nga tre autorët që ekzekutoi me automatik në dhjetor 2005, Sokol Çapjan.







Top Story/ Ja partitë që kanë plotësuar listat me kandidatë "fantazmë"
Historia e plotë >

Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Katër qarqet që mund të përcaktojnë mazhorancën e 25 prillit
Historia e plotë >
Fotot/ Lista e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të...
Historia e plotë >
EMA: Janë shfaqur raste të mpiksjes së gjakut pas marrjes së kësaj vaksine

Grafiku/ Shqipëria lë pas Kroacinë e Turqinë për vaksinimin, Rama: Po dalim nga tuneli i pandemisë

Pasaporta e vaksinimit të BE-së! Covid-19, a do të lëvizin shqiptarët gjatë kësaj vere?
Zgjedhje 2021




Takimi me gratë, Basha: Barazi në punësim, pagë të njëjtë për punë të njëjtë
Historia e plotë >