Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi/ Pas "Kobrës", arrestohet një tjetër i dyshuar, Policia: Është nga Kosova...

Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi/ Pas "Kobrës",

Një tjetër person është arrestuar, si i dyshuar për vrasjen e 31-vjeçarit në “Kobra City”mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje me armë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit, ai po mbahet në rajon.

 “Vrasje e rëndë. Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndaj gjashtë të arrestuarve, ndër ta dhe pronari i lokalit “Kobra City”, Dibran Hoxha, i njohur si “Kobra”,  Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar nga një muaj në paraburgim, pasi dyshohet se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Dibran Hoxha, i njohur ndryshe me nofkën “Kobra” është i dyshuari kryesor për vrasjen e 31-vjeçarit nga Kukësi Visart Cengu dhe plagosjen e një të riu tjetër, në një lokal nate në Prizren ku ai është pronar./ Top Channel

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore