Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, autorët habisin gjykatën: Respektuam kanunin, morëm hak

Vranë ish-oficerin shqiptar në Gjermani, autorët habisin

Teksa kanë kaluar 6 vite nga vrasja e Kujtim Prengës në Gjermani, gjyqi ende vijon. Prenga, 46 vjeç, ish-oficer i Policisë Ushtarake, u qëllua me 5 plumba për hakmarrje. Mediat gjermane raportojnë se ngjarja ndodhi në 2017-n, në Visselhövede dhe në atë kohë u bë tituj në mediat gjermane dhe ato shqiptare.

Njëri prej autorëve të vrasjes është dënuar, ndërsa dy të pandehur të tjerë janë aktualisht në gjyq. I vetmi person i përfshirë në krim, i cili ishte dënuar më parë, i kishte treguar Policisë se ku ishte groposur dhe si autorë i kishte dhënë emrat e kushërinjve të tij tashmë të akuzuar. 36-vjeçari i akuzuar u ul pas tij në motor në janar 2017 dhe qëlloi ishoficerin Prenga përpara shkollës fillore në Visselhöved. Sipas aktakuzës, i akuzuari i dytë ka qenë i përfshirë në vëzhgimin e mëparshëm të 46-vjeçarit dhe ka njoftuar bashkëpunëtorët e tij kur burri është larguar nga banesa.


Motivi i krimit konsiderohet hakmarrja, pasi 46-vjeçari, i cili punonte në Shqipëri si oficer policie dhe në shërbimin e sigurisë, në vitin 2011 kishte qëlluar në një “situatë vetëmbrojtëse” mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 në një lokal me muzikë në Kamzë, 28-vjeçarin Armando Frrok.

Nga frika e “hakmarrjes së përgjakshme”, 46-vjeçari u arratis në Gjermani pas burgimit dhe jetoi me tre fëmijët e tij në Visselhövede deri sa u vra. Prokurori kërkoi që oficerët e Policisë holandeze të akuzoheshin sepse 36- vjeçari mësohet se u kishte thënë atyre në një hetim holandez në vitin 2018: “Unë u hakmora për vëllain tim”. Ai ka “të drejtën e hakmarrjes”, sipas kanunit, i cili supozohet se përfaqëson një lloj të së drejtës zakonore në Shqipëri-shkruajnë mediat gjermane për rastin.

VRASJA NË KAMZË

Kujtim Prenga u qëllua me 5 plumba më 9 janar 2017 në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ka ndërruar jetë në spital. Kujtim Prenga, ishoficer i Policisë Ushtarake, ishte arrestuar dhe dënuar në Shqipëri pasi mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku. Prenga, atëherë 41- vjeçar, punonte si badigard në lokalin me muzikë kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike, pati një sherr, për të cilin ndërhyri si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore