Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Votimi i qeverisë/ Seanca maratonë e Parlamentit, orë pas ore: Nga programi te përballja e Ramës me PD (dokumenti)

Votimi i qeverisë/ Seanca maratonë e Parlamentit, orë pas ore:

E enjtja do të jetë një debat maratonë në seancën Parlamentare, pasi do të zhvillohet brenda 24 orëve si paraqitja e programit politik, pyetjet e përgjigjet dhe debati mbi programin e qeverisë "Rama 3"

Parlementi ka votuar agjendën e ditës së nesërme, ku seanca e Parlamentit nis në ora 10:00, por që nuk ka asnjë afat se kur mund të përfundojë.

Seanca nis në ora 10:00 me fjalën e Ramës që do të paraqesë programin. Pas tre orësh, është parashikuar kthimi i përgjigjeve të pyetjeve nga Rama, nëse do të ketë të tilla.

Dhe pas një orë do të nisë debati parlamentar mbi programin dhe përbërjen e Qeverisë. Ndërkohë që për votimin e dekreteve të presidentit nuk ka ndonjë orar të përcaktuar.

Urdhri i kryeparlamentares Nikolla

Në mbështetje të Urdhrit nr.3, datë 15.09.2021 të Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla, rendi i ditës është si më poshtë vijon:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 13.09.2021.
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)

2. Njoftime.
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)

3. Projektvendim “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave”.
(Neni 97, Kushtetutë, neni 110 Rregullore Kuvendi, votim sipas nenit 58 të Rregullores)
- Paraqitja e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave, sipas nenit 110, pika 1
të Rregullores, nga Kryeministri i emëruar me dekretin nr. 13.213, datë 14.09.2021 të
Presidentit të Republikës, ora 10:00

- Përgjigjet e pyetjeve nga Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110,
pika 3 të Rregullores, ora 13:00

- Debati mbi programin politik dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave sipas nenit 110, pika 4
të Rregullores, ora 16:00

(Referuar kohës së debatit të përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve)

Hapja e debatit

- Koha e votimit

Votimi i qeverisë/ Seanca maratonë e Parlamentit, orë pas ore:

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore