Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Vlora është në zemrën time”, Edi Rama tregon se pse zgjodhi Durrësin

“Vlora është në zemrën time”, Edi Rama tregon se

Kryeministri Edi Rama thotë se marrja prej tij e mandatit të deputetit në Durrës nuk do të ndikojë aspak në raportin e veçantë që ka me Vlorën.

Rama thotë se Durrësin e zgjodhi pasi është vendi ku mandati i tretë duhet të sjellë një hop të ri në atë qytet dhe gjithë Shqipërinë.

“Vlora ishte, është dhe do jetë deri në fund në zemrën time, kështu që me mandat pa mandat, unë nga Vlora nuk ndahem as sot as mot, ndërkohë në mendjen time Durrësi është vendi ku Mandati i Tretë duhet të sjellë një hop të ri, jo vetëm për atë qytet po për krejt”, shkruan Rama.

Rama ka njoftuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendimin për të përfaqësues Durrësin, duke i hapur vendin në Vlorë kandidates Teuta Rama.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore