Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vizita në Shqipëri, Varhelyi do të sjellë 145 mijë vaksina Pfizer

Vizita në Shqipëri, Varhelyi do të sjellë 145 mijë

Komisioneri për Zgjerimit e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, viziton të mërkurën  Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Edi Rama  dhe kreun e PD-së Lulzim Basha.

Fokusi kryesor i vizitës së Varhelyi është dorëzimi i pjesës së parë të 145 mijë vaksinave të financuara nga BE.

Bashkimi Evropian ka planifikuar që të dhurojë në total 651 mijë doza të vaksinave Pfizer/BionTech për vendet e Ballkanit Perendimor. Várhelyi e filloi shpërndarjen e dozave në Serbi dhe me tej në Bosnje.

“Kjo ndihmë e BE-së i shtohet sasive të vaksinave të dhuruara për shtetet ballkanike përmes mekanizmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë COVAX. Përmes COVAX dhe Bashkimit Evropian në do të shpërndajmë gati një milion doza vaksinash në Ballkanin Perëndimor,” tha Varhelyi ne perfundim te vizites ne Bosnje.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore