Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vitamina D dhe koronavirusi, flasin ekspertët: Forcon imunitetin, ja si ta marrim

Vitamina D dhe koronavirusi, flasin ekspertët: Forcon imunitetin, ja si ta

Ndërsa e gjithë bota po vuan e “mbërthyer” nga koronavirusi, një studim i fundit zbuloi se vitamina D ka një rol jo të vogël zvogëlimin e shanseve për t’u infektuar me koronavirus.

E ftuar në studion e “Ftesë në Pesë”, nutrocistja Enkeleda Ferrollari, megjithatë shprehet jo shumë në favor të marrjes së suplementeve për të plotësuar mungesën e vitaminës D. Sipas saj, e rëndësishme është nj dietë e shëndetshme ushqimore.

“Suplementët nuk janë plotësues shumë të mirë të vitaminës D. Nëse ke një dietë të shëndetshme nuk ke nevojë për suplemente. Pjesa e ushqimit të rregullt na plotëson, nuk kemi nevojë për suplement, madje ata nuk janë aq mirë të përgjithshëm nga organizmi. Vitamina D ka një ndikim që forcon imunitetin e trupit”, u shpreh ajo

Ndërkohë, dietologia Brikena Xhixho thotë se nuk është kundër marrjes së suplementeve në kushte të caktuara. Ajo thotë se shqiptarët kanë mangësi të vitaminë, pasi nuk janë të rregullt në mënyrën e të ushqyerit.

“Kur dua të marrim suplemente se kemi një lloj mungese, nuk jemi kundër, duhen, në varësi të moshës, situatës. Dozat e suplementit na favorizojnë që të na suportojnë pa problem. 70% e rasteve kanë mungesë të vitaminës D. Nuk jemi aq të rregull në mënyrën se si ushqehemi”, u shpreh Xhixho.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore