
Vijon puna për spitalin e Fierit/ Rama dhe ministrat zbarkojnë në terren: Punësoni pronarët e tokës
Kryeministri Rama, i shoqëruar nga Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu, ka vizituar sërish ditën e sotme vendin ku po ndërtohet spitali i Fierit.
Spitali rajonal i Fierit do të ketë një sipërfaqe prej 50 mijë metër katrorë, ku 13 mijë metra katrorë do të jenë ndërtim dhe pjesa tjetër janë ambiente ndihmëse dhe parkimi. Punimet për ndërtimin e tij do të përfundojnë brenda 3 muajve.
Mjetet e rënda janë duke punuar aktualisht duke shtruar sipërfaqen me çakull ku do të ndërtohet spitali në mënyrë që mjetet të hyjnë për të hapur themelet.
Rama kërkoi që të gjithë personat që janë shpronësuar për ndërtimin e këtij spitali, tu ofrohet mundësi punësimi nga ana e kompanisë në këtë kantier në çfarëdolloj pozicioni. Rama i kërkon përfaqësuesit turk që t’i kontaktojë të gjithë banorët e shpronësuar.
“Unë kam një kërkesë që atyre familjeve që janë shpronësuar në mirëkuptim, duhet t’i takosh, që nga ata që takova atë ditë, t’i ofroni mundësi të punojnë këtu në bazë të aftësive dhe mundësisë së tyre. Që nga roje kantieri, teknik apo çfarëdo aftësie të kenë. Duhet t’i kontaktosh sot dhe t’i jepni mundësi që të përfshihen. Ata duhet të jenë të parët në listë. Takoi, merrju çfarë janë të disponueshëm të bëjnë, jepjani kompanisë dhe ti përfshijnë. Perfekt! Bereqet!”, shprehet Rama.
Më herët në këtë zonë janë kryer punime për të sjellë energjinë elektrike, ujësjellës dhe kanalizime.







Aksident në Vorë/ Drejtuesi i mjetit humb kontrollin, vdes pasagjeri
Historia e plotë >

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja

Jeni të infektuar por testi del negativ? Çfarë duhet të dini

E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

