Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEOLAJM/ Tirana e "pushtuar" nga policia, helikopterë patrullojnë mbi perimetrin e sigurisë në kryeqytet

Teksa ka nisur samiti i BE që do të mbahet në Tiranë, kryeqyteti shqiptar është blinduar si nga toka dhe ajri.


Siç shihet nga pamjet e mëposhtme helikopterë monitorojnë dhe kontrollojnë nga ajri.

Disa prej krerëve të ftuar kanë mbërritur në Tiranë dhe kanë “parakaluar” para tapetit të kuq. Ndërkohë temat e diskutimit, do jetë mbi agresionin rus, krizën energjetike, ushqimore dhe krizën e emigrantëve. Po ashtu gazetari raportoi se qeveria ka marrë masat e sigurisë duke vendosur një helikopter si patrullim për të ruajtur perimetrin ajror të takimit.

“Zhvillohet samiti jashtë territorit të BE, fakti që është zgjedhur vendi ynë është një arritje. Për sa i përket agjendës, janë duke ardhur, pritet të mbërrijë dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Është parashikuar që me mbërritjen e delegacionit, do ketë dy sesione të veçanta që do flitet për tema të rëndësishme, për agresioni rus në Ukrainë dhe krizës ushqimore, krizës së emigrantëve. Deri në këto momente ka qene Mjalinda Bregu, komisioneri për zgjerim, presidenti I Maqedonisë, Kosovës dhe për pak pritet të mbërrijnë dhe delegatët e tjerë. Pjesëmarrës dhe jetë dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kemi patur një presion nga BE për pjesëmarrjen e tij në samitin e sotëm. Është një samit që do të prekë tema të rëndësishme, do diskutohet për krizën energjetike, ushqimore dhe krizës së emigrantëve që përdoret si një trampolinë për të shkuar drejt Britanisë. Për masat e sigurisë, është dhe një helikopter që po qarkullon mbi zonën ku do të mbahet samiti për zhvillimin e samitit dhe sigurinë e tij, pasi kanë zbarkuar gjithë krerët e BE-së”- është thënë për mediat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore