Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Zjarr i madh prapa Poligonit në Fier, Baçi: Të ndërhyhet menjëherë, ndryshe...

VIDEO/ Zjarr i madh prapa Poligonit në Fier, Baçi: Të

Deputeti i opozitës, Luan Baçi me anë të dy videove të publikuara në rrjetet sociale ka dhënë alarmin për përhapjen e zjarrit në zonën e Vajkanit, prapa Poligonit.

"Zjarri në Vajkan, te NJ. V Mbrostar, Fier, mbrapa poligonit ka orë të tëra që po përparon dhe rrezikon të përhapet me shpejtësi dhe të shkaktojë dëme të konsiderushme! Banorët e zonës kanë bërë njoftimin e zjarrfikëseve dhe policisë dhe askush nuk reagon! I bëj thirrje institucioneve përgjegjëse të bëjnë detyrën e tyre dhe me urgjencë të shkojnë në vendngjarje, për fikjen e flakëve dhe minimizimin sa më shumë të dëmeve!", shkruan Baçi.

Ai thekson më tej se "Me pa papërgjegjshmërinë e tyre, do të jenë subjekt i ndjekjes penale!".

"Me cilësinë e deputetit të Qarkut Fier dhe si anëtarë i komisionit  parlamentar të Sigurisë Kombëtare do të kërkoj vënien para përgjegjësisë penale të personave përgjegjës në institucionet përkatëse!", thekson Baçi.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore