Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Sherri për transgjinorët, pastori Pano pyet Altin Hazizajn: Më trego je apo nuk je homoseksual?

VIDEO/ Sherri për transgjinorët, pastori Pano pyet Altin Hazizajn:

Miratimi i një urdhri administrativ antidiskrimim në SHBA nga Joe Biden ka shkaktuar debate të forta në emisionin “Shqipëria Live” këtë të hënë në Top Channel. Sipas këtij urdhri shkollat detyrohen që të përfshijnë atletë transgjinorë në sportet e vajzave dhe në kampionatet që do mbahen.

Tema ka ngjallur një debat të ashpër mes pastorit Akil Pano dhe Altin Hazizajt, përfaqësues i rrjetit për mbrojtjen e fëmijëve.

Pano tha se kjo e shqetëson sepse krijohet pabarazi dhe shkelen të drejtën e një kategorie tjetër.

“Në emër të lirisë, po bëjmë ligje diskriminuese për të tjerët”, tha Pano.

Altin Hazizaj e cilësoi vendimin si të drejtë.

“Nuk e kuptoj se pse u bëhet vonë të tjerëve se çfarë bëjnë transat. Është e drejta ime të konkuroj me kë të dua. Nuk bëhet fjalë për sportet formale. Flasim për moshën e gjimnazit dhe të universitetit. Është e drejta e tyre”, tha Hazizaj

Pano e cilësoi këtë si një problem etik dhe parim absurd.

“Më e tmerrshmja për mua është se do të frekuentohen të njëjtat tualete. Transgjinori do frekuentojë të njëjta WC”

Në këtë moment plasi edhe debati në studio, pasi deklarata e Panos solli reagimin e ashpër

“Ça lidhje ka banjo. Shko në banjo dhe mbyll derën. Ça lidhje ka kjo”, tha Hazizaj.

Tensionet mes Panos dhe Hazizajt u ndez më shumë, kur pastori që mbron familjen natyrale dhe gjendjen natyrale të njeriut, pyeti Hazizajn për e orientimit të tij seksual.

Pjesë nga debati

Pano: Unë dua të pyes zotin Hazizaj. Zoti Hazizaj, po ju, kur e zbuluar gjininë tuaj?

Hazizaj: Ke nisur të bëhesh gazetar tani

Pano: Ju kur e keni zbuluar gjininë tuaj

Hazizaj: Shoh se ka shumë injorancë. Top Channel të mos ftojë në studio njerëz të painformuar/ Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore