
VIDEO/ Sherr për kamionin, ja momenti kur italiani i ngul thikën kolegut shqiptar
Një gjykatë italiane ka dënuar me 5 vite e 8 muaj burg pas një gjykimi të shkurtuar një 44 vjeçar vendas i quajtur Bruno Beltutti (aktualisht në arrest shtëpie).
Ngjarja daton më 8 shkurt të këtij viti në Brembate. Rreth orës 8.45 të mëngjesit, dy punëtorët e një kompanie, përkatësisht 44 vjeçari italian dhe një shofer shqiptar 52-vjeçar, me banim në Gorle, u përfshinë në një debat për larjen e kamionit. Në ambientet para ndërtesës së kompanisë lind një diskutim i shkurtër për atë se kush duhet të pastrojë kamionin i pari. Për disa minuta tonet nxehen, derisa Beltutti nxjerr nga xhepi një thikë rreth 20 centimetra. 44-vjeçari, i cili ka qenë në kompani për 15 vjet dhe kontrata e tij po përfundonte, sulmon kolegun e tij shqiptar dhe e përplas, duke i shpuar mushkëritë.
Për ta gozhduar akuzën ndaj tij, ishin pamjet e kamerave të sigurisë së kompanisë që filmuan gjithçka. Në video, shihet momenti kur sapo shqiptari të kthehet, italiani nxjerr thikën nga xhepi dhe i jep një goditje.
Pas goditjes me thikë, i plagosuri dërgohet në spitalin në Treviglio. Në fillim nuk duket serioze, por menjëherë pas kësaj, gjakderdhja e brendshme bën që gjendja e tij të rëndohet, megjithatë arriti të mbijetojë. Ndërkohë, sulmuesi largohet dhe arrin në selinë e dytë të kompanisë. Atje mbërrijnë karabinierët dhe arrestojnë 44-vjeçarin. Në kamion, gjatë një kontrolli, zbulohen disa thika dhe kaçavida, por arma e përdorur për goditjen nuk u gjend kurrë.









Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Rreziqet që i kanosen botës/ Vendet e pasura duhet të shpërndajnë vaksin...
Historia e plotë >
Pakti detar/ Dendias trondit Shqipërinë: 12 miljet në Jon na japin 13 00...
Historia e plotë >
130 qytetarë fitojnë betejën me COVID gjate 24 orëve

“Pas 10 ditësh del dhe nuk infekton të tjerët”/ Epidemiologu Alimehmeti sqaron udhëzimin më të fundit për Covid-19

224 vatra familjare të Covid, Ministria nuk ka testime masive, por hap spitalet rajonale për të infektuarit
Biznes


Risku nga katastrofat, BB: Tërmeti dhe COVID-19 çojnë varfërinë 8 vite pas
Historia e plotë >

