Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ “Sa do ti 500 milionë?”, Rama zbardh takimin me fermerët: Ramë dakord që…

VIDEO/ “Sa do ti 500 milionë?”, Rama zbardh takimin me

KUVEND- Kryeministri Edi Rama ka zbardhur për mediat ditën e sotme takimin që pati me fermerët , të cilit ishin duke protestuar para Parlamentit.

Sipas kryeministrit Rama ka pasur një bisedë të dobishme, edhe më shumë se ato që zhvillohen në sallën e Kuvendit.

Debati në Kuvend me një grup fermerësh nga protesta dhe drejtuesin e tyre, kandidat për deputet i PD-së, ishte shumë më konstruktiv e i dobishëm se sa debatet në sallën e parlamentit, ku debatet sundohen nga akuzat, shpifjet e sharjet me natyrë personale.

Ramë dakord që ndryshimi i qasjes së financimit nga qeveria është i duhuri.

Por kemi dallime për mënyrën e re të adresimit dhe për këtë do të takohemi së shpejti me mendje të hapur për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Përgjithësisht duhet ta dëgjojmë më shumë njëri-tjetrin dhe ky i sotmi është një shembull pozitiv për të gjithë ata që duan t’i zgjidhin problemet, e jo të bëjnë politikë të ulët me probleme’,- shkruan Rama në postimin e tij.

Fermeri: Aktualisht kam 40 milionë lekë pa shlyer

Rama: Çfarë kërkoni?

Fermeri: Duhet që të jetë në kontroll çmimet të farave

Rama: Domethënë paskemi të njëjtin hall, ai 6% nuk shkon te ju. Tani, një sekondë, çfarë ka ndodhur konkretisht, pse e kemi bërë këtë ne dhe pse do ta ndryshojmë, sepse e para grumbulluesit, me të cilët unë nuk kam asgjë. Kur shet tek e tek shet për të mbijetuar jo për të bërë biznes. Grumbulluesit kanë marrë mbështetje nga kjo qeveri ndër vite për ato investime që kanë bërë. Kanë bërë pikat e grumbullimit me investim të përbashkët. Nuk e kanë luajtu rolin që të sjellin atë 6% te ju? Jemi dakord?

Fermeri: Jo nuk jemi dakord, 30% e fermerëve nukkanë porositur fidanë këtë vit

Rama: Po të ishte se gjendja është uniforme për të gjithë do të isha dakord me ju. Nga Janari këtë vit deri tani është eksportuar më shumë se në 2019, është çështje organizimi dhe çështje që paraja të çohet në drejtimin e duhur. Janë 9 milionë dollarë që është dhënë për eksportet. Unë flas çfarë heqim ne nga buxheti jonë për ju. Janë 9 milionë të cilat ne nuk do ti japim më në atë formë, por nuk do të ikë nga bujqësia, madje është dyfishi sot, për të shkuar drejtpërdrejtë te fermeri. Nuk shkon dot tek e tek, do të shkojnë te modelet që ndihmojnë këta.

Fermeri: 9 milionë dollarë është vetëm 6% që iu shkonte pikave të eksporteve, ne themi që duhet të vijë sipas mënyrës që propozojmë ne. E para është pak…

Rama: Nuk është 9, por është 32 milionë, më thuaj tani si e mendon ti këtë 32-shit

Fermeri: Ne nuk jemi dakord me 32 milionë

Rama: Po sa do ti, do 500, aq dua edhe unë. Kjo skemë që ne kishim nuk ka bërë efektin që ne donim, është koha për ta ndryshuar. Unë jam gati që të ulem prapë me ju, për atë masë buxheti që kemi në dispozicion të ulemi dhe ta diskutojmë, këtu nuk ka PD PS, këtu është çështja juaj.

Fermeri: Ne nuk kemi ekspertë për tokën, çfarë hedhim, unë nuk jam biolog që ta di, nuk dimë çfarë po mbjellim, pesticidet, kam harxhuar 2 milionë lekë. Për shifra unë nuk marr vesh.

Rama: Jo mo jo, merr vesh ti. Qëllimi është të formalizojmë sektorin.

Fermeri: Ne te ju i kemi shpresat

Rama: Ne që javën tjetër do të ulemi me ju, po ta ngarkojmë ty meqë je më i angazhuar, hajde ulemi pa zhurmë dhe flasim me argumente./Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore