
VIDEO/ 'Raki Skrapari vëlla, na fto...', si e joshën Rama dhe Koka, Nasip Naçon që të kalonte tek PS
Largimi i ish-ministrit Nasip Naço nga LSI drej PS, duket se është bërë edhe me angazhimin direkt të kryeministrit Edi Rama.
Në videon e mëposhtme, shihet sesi kreu i qeverisë i shoqëruar nga Lefter Koka (një tjetër emër VIP që braktisi Kryemadhin) dhe Damian Gjiknuri, i “shtrin dorën” ish-ministrit për një tjetër bashkëpunim , por kësaj radhe në të njëjtën “korsi”, atë të PS.
Bashkë me Lefter Kokën, ish-ministrin që refuzoi të djegë mandatin dhe që kaloi i pari më PS, teksa ia shtrojnë me verë në një restorant, Rama fton Nasip Naçon që kur të jetë kohë të konsumojnë bashkë raki Skrapari.
Gjatë ftesës së Ramës ndërhyn Koka, i cili i thotë kryeministrit se Naço është i pakënaqur me LSI-në, pasi në vend të tij do të garojë Elona Guri në qarkun e Beratit.
Siç duket oferta e kryeministrit e ka joshur Naçon, i cili sot zyrtarizoi edhe kalimin me PS, duke krijuar një tjetër hemorragji të fortë në partinë e Monika Kryemadhit, të cilën sondazhet e fundit e nxjerrin në vetëm 3% të votave.
Biseda e plotë
Edi Rama: Po ku je mo Nasip, ku je mo burrë, kaq partiak je, sa nuk vjen as të pish një gotë verë? Se ti je dhe qytetar… pi njeriu një gotë verë… apo ke hall se të shpallin armik. Ti s’je shpallur akoma po në listë je për t’u shpallur për armik… shihe pak këtë shihe (tregon me telefon Damian Gjiknurin që qesh).
Hë mo fol ti…
Lefter Koka: Ky është pak kështu, nuk ka kurajo…
Edi Rama: Jo mo kurajo ka ky, por ka atë burrninë që do ta vrasin njëherë në mexhelis. O Nasip…
Lefter Koka: E ka vrarë Lona, i kanë thënë të vënë Elona Gurin para këtij…
Edi Rama: O Nasip, raki Skrapari vëlla, na fto ndonjë ditë, të jesh mirë, të përshëndesim vëlla.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.




Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >




CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Vila e kunatit në Farkë/ Patozi thirrje SPAK: Ta hetojë, të dalë në shes...
Historia e plotë >
Pas shkrimit të SHQIP/ Vila, Topalli: Biznesi i kunatit të Lulit lulëzoi...
Historia e plotë >
Ndryshon ligji, invalidët e marrin pensionin edhe nëse punësohen

Me maskë kudo?! Mjeku Koni: Masë e palogjikshme, ja arsyet pse qytetarët nuk do ta mbajnë

Sherri për Kushtetutën/ Juristi Hazizaj për "Shqip": Nuk qëndron argumenti i Biankut, pse nisma e Ramës është antikushtetuese
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
