Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Plagosi punonjësin e IMT-së me armë në bark, momenti kur 55-vjeçari prangoset nga Policia

VIDEO/ Plagosi punonjësin e IMT-së me armë në bark, momenti

Një punonjës i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Teritorit u plagos me armë zjarri sot në Tiranë.

Ilirjan Gavelli, 52 vjeç, u plagos nga Qani Musa, në shtëpinë e të cilit sapo kishte ekzekutuar vendimin për shembje.

Ndërkohë, më poshtë shihet momenti kur IMT shemb shtëpinë e Musës, i cili bie më vonë në prangat e policisë.

I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit. 

Postimi i Policisë: 

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një punonjës të I.M.T-së, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 kapin dhe shoqërojnë menjëherë autorin e dyshuar.

Policia sekuestron dhe armën e zjarrit pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së krimit.

Më datë 12.08.2022, rreth orës 17:30, në kryqëzimin e rrugës “Todi Shkurti” me rrugën “Kristaq Capo”, shtetasi Q. M., 55 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, punonjësin e i IMT-së, shtetasin I. G., 52 vjeç, i cili sapo kishte përfunduar ekzekutimin e një vendimi.

52 vjecari është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Autori është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në komisariat, së bashku me armën e përdorur gjatë kryerjes së krimit, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore