Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Ndaloi lëvizjen e një automjeti në mes të rrugës, e pëson keq ‘i forti’ me Range Rover pa targa, Policia…

VIDEO/ Ndaloi lëvizjen e një automjeti në mes të

Policia e Durrësit ka reaguar pas një video të publikuar në rrjete sociale ku shfaqen disa persona të cilët udhëtonin me një makinë pa targa, dhe që kishin ndaluar një automjet tjetër.

Blutë e qytetit bregdetar sqarojnë se shtetasi me iniciale J.V. është shoqëruar në komisariat sëbashku me makinën pa targa.

Ai është gjobitur me një shumë prej 43.000 lekësh të reja.

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një shtetas, drejtues i një automjeti pa targën metalike në pjesën e përparme, duke penguar një automjet tjetër për të vijuar lëvizjen, ju sqarojmë se:

Menjëherë pas marrjes dijeni, shërbimet e policisë Durrës kanë organizuar punën me qëllim identifikimin e shtetasit të shfaqur në video.

Si rezultat, është shoqëruar në Komisariat shtetasi J. V., së bashku me automjetin që drejtonte. Në përfundim të veprimeve ndaj këtij shtetasi është vendosur masë administrative prej 43000 lekësh të rinj, për shkelje të neneve 72, 99 dhe 156 të Kodit Rrugor.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore