Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Video/ Momenti kur Rama shkon në pallatin ku ndërroi jetë e ëma

Video/ Momenti kur Rama shkon në pallatin ku ndërroi jetë e

Në orët e para të ditës së sotme u nda nga jeta Aneta Rama. Raportohet se ajo vdiq në banesën e saj, në pallatin në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

“Report Tv” sjell pamjet e momentit kur arrin eskorta me kryeministrin Edi Rama. Brenda apartamentit janë njerëzit më të afërt, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00.

Aneta Rama lind në fshatin Vuno në 1 shtator të vitit 1938 dhe mbiemri i saj i vajzërisë është Koleka. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes.

Në vitin 1955 filloi studimet për mjekësi në një nga Universitet më me emër të Polonisë dhe i mbaroi në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike.

Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme, teksa me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“. Aneta ishte e martuar me skulptorin e njohur Kristaq Rama dhe kanë dy fëmijë, Edin dhe Olsin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore