Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Momenti kur ‘Kobra’ futet në sallën e gjyqit, Dibran Hoxhaj s’pranon të filmohet, mbulon kokën me kapuç

VIDEO/ Momenti kur ‘Kobra’ futet në sallën e gjyqit,

Dibran Hoxhaj dhe të arrestuarit e tjerë për vrasjen e ndodhur në Prizren kanë dalë para Gjykatës.

Në pamjet që shikoni, duke momenti kur ata futen në sallën e gjyqit, ajo që vihet re është se të gjithë futen normalisht, ndërsa Dibran Hoxhaj alias ‘Kobra’ qëndron pak minuta në korrifor. Siç duket, ai nuk dëshiron të filmohet nga kamerat dhe mban veshur një xhup të madh me një kapuç të vendosur në kokë.

Dibran Hoxhaj akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”.

Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt.

Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore