Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Momenti i vrasjes së “The Boss” në Vlorë, autorit i bie kallashi, shoku i viktimës del nga makina i "qetë"

VIDEO/ Momenti i vrasjes së “The Boss” në Vlorë,

Publikohen të plota pamjet e tmerrshme të ekzekutimit mesditën e sotme në Vlorë, të biznesmenit Bledar Birçaj.

Në video shihet momenti kur dy autorët, ende të paidentifikuar, dalin nga makina dhe qëllojnë të dy me breshëri drejt makinës tip "BMW", ku udhëtonte shënjestra e atentatit.

Pas plumbave, makina e viktimës ndalon menjëherë, ndërsa autorët nuk e ndalin breshërinë.

Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, njërit prej autorëve i bie kallashnikovi dhe kthehet sërish për ta marrë, për t’u larguar pastaj me një makinë gri. 

Ndërkohë vetëm pak sekonda pasi autorët largohen,nga makina tip “BMW” del një person që ishte brenda me viktimëni, i cili largohet i paplagosur.

 40-vjeçari, i cili u ekzekutua sot, kishte në pronësi një lokal të njohur me emrin "The Boss".

(Video e publikuar nga ABC)

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore