Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Me kurora lulesh, përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama

VIDEO/ Me kurora lulesh, përcillet për në banesën e fundit

Sot pasdite rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, Aneta Rama, mamaja e kryeministrit Edi Rama.

Për shkak të situatës së Covid-19, nuk kanë qenë të pranishëm shumë njerëz.

Kortezhi mortor do të shkojë drejt varrezave të Sharrës, aty dhe ku do të prehet 82-vjeçarja. 

Më herët kryeministri Edi Rama u kërkoi mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve për shkak të pandemisë.

"Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithsecilit

VIDEO/ Me kurora lulesh, përcillet për në banesën e fundit

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë," ishte mesazhi i tij dhe të vëllait Olsi Rama. 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore