Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në Shqipëri në rrugë tokësore? Si mbërriti në Tiranë

VIDEO/  Kryeministrit të Malit të Zi nuk iu lejua hyrja në

Ardhja në Shqipëri e kryeministrit të Malit të Zi, Zdravko Krivokapic duket se nuk ka qenë e lehtë.

Kryeministri malazes, që ishte pjesë e takimit që kancelaria gjermane Angela Merkel zhvilloi në Tiranë me liderët e Ballkanit Perëndimor, raportohet se është kthyer pas në kufi nga autoritetet shqiptare, për shkak se nuk kishte një test PCR të vlefshëm apo një pasaportën e vaksinimit anti-Covid.

Gazetari, Aleksandar Brezar, ka postuar një video në llogarinë e tij në Twitter, ku shihen makina qeveritare që kthehen mbrapsht në kufi, sipas tij, me pretendimin se nuk kishte test anticovid.

Gjithsesi, në media ka patur lajme edhe për një arsye tjetër. Krivokapic u kthye mbrapsht për shkak të radhëve të gjata në kufi, për të mbërritur në Tiranë më pas me avion.

Antena M shkruan se sipas zyrës së shtypit të kryeministrit malazez, ky i fundit është nisur me avion drejt Tiranës dhe ka mbërritur në Rinas sipas procedurës që i është kërkuar, duke bërë një test PCR bashkë me të gjithë stafin që kishte me vete.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore