Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ I papunë, 27 vjeçari shqiptar kapet me 30 kg kokainë dhe rreth 300 mijë euro

VIDEO/ I papunë, 27 vjeçari shqiptar kapet me 30 kg kokainë dhe

Policia italiane ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, pasi u kap me një sasi të madhe kokaine dhe mijëra euro. Shqiptari u arrestua nga agjentët e policisë së Milanos.

Si ra në kurth

Ai u pikas duke hipur në një makinë, por sapo pa policët, u largua në këmbë. Policia iu vu pas dhe i bëri një kontroll, ku i zbuloi 19.200 euro.

I riu i papunë nuk justifikoi dot burimin e parave, edhe pse tha se po blinte një makinë.

Më pas policia ushtroi një kontroll në banesën e 27 vjeçarit, ku sekuestroi 30 kg kokainë, me vlerë 2 mln euro.

Agjentët gjetën edhe 280 mijë euro të tjera të fshehura në banesë. /Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore