Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

(Video) Halim Kosova: Më s’kualifikuan se nuk shaja PS dhe më thanë se jam i lodhur, kur mendoj Nishanin me...

(Video) Halim Kosova: Më s’kualifikuan se nuk shaja PS dhe më

Mjeku i njohur Halim Kosova, ish-deputet i Partisë Demokratike dhe ish-kandidat i PD për bashkinë e Tiranës, është shprehur i keqardhur për skualifikimin e tij nga Komisioni i Vlerësimit të kandidaturave në PD.

Në një intervistë televizive Kosova ka akuzuar Sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhin dhe ish-presidentin, Bujar Nishani për skualifikimin nga gara.

"Shkova dhe trokita tek dera e PD. I thashë që unë kam mundësinë që t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, në pastërtinë e figurës, kam mundësinë që të dal të bëj vizita falas, ta shoh sektorin shëndetësor, cep më cep. Pavarësisht informacionit që kam nga pacientët, por kur e sheh është komplet ndryshe", tha Kosova.

“Mirëpo dera ishte e mbyllur, i rashë disa herë dhe nuk u përgjigj njeri. Sa duke ikur dëgjoj zëra dhe i bie më fort, kur nga mbrapa, dëgjoj një zë i cili më thotë: “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin””, u shpreh Kosova.

Dhe faktikisht, theksoi Kosova, “ky komision mua më ka seleksionuar. Ky komision thotë që kam dy karakteristika të këqija, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh në fakt, sikur kam shkuar të shaj njeri unë aty”.

Dhe e dyta, u shpreh Kosova, Nishani e skualifikoi pasi tha se, ”ky është i lodhur”. Teksa vetë Nishani, tha Kosova, thotë unë do shkoj të jap kontribut në PD se jam gjak i ri. “Kjo nuk e di si mund të ndodhë”, tha Kosova.

“Megjithatë unë jam tip luftarak, se jetën nuk e kam pasur lisho, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen, nuk ka njeri që më ndalon, nuk ka njeri që më ndalon për të mirën e PD-së dhe për të mirën e vendit”, u shpreh ai.

Kosova shtoi se njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës.

“Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë, por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë, duhet të jetë dhe një opozitë që të thojë se për 4 muaj unë do ta ndryshoj vendin, dhe unë do të luftoj për ta thënë këtë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besimin e njerëzve te PD”, u shpreh Kosova.

Deklarata e plotë

Kjo e do një ilaç me sesbën, shqiptarët janë të mërzitur sot. Nuk dinë cilës anë ti besojnë. Njerëzit janë të zhgënjyer dhe ky nuk është vetëm faji i qeverisë por edhe i opozitës që nuk krijon besim. Kanë humbur besimin, kur marrin njerëzit çantat dhe ikin nuk është faji vetëm i qeverisë. Nuk jam për ta shkallmuar PD-në, por me mënyrën time do të jem faktor vendimtar që të krijoj besim. Ju më bëtë një pyetje qëparë, po e modifikoj pak.

Shkova dhe trokita tek dera e PD, thashë që mund t’ju ndihmoj në sektorin e shëndetësisë, ta shoh sektorin cep më cep. Dera që e mbyllur, i rashë i rashë, su përgjigj njeri. Kur ika, dëgjova zëra, kthehem dhe i bie më fortë. Kur më mbrapa, një zë as burrë as gru, më thanë “Ik se do të lëshojmë Rulin dhe Nishanin”. Ky komision mua më ka seleksionuar.

Thonë që kam dy karakteristika, e para, nuk shaj PS-në, turp i madh, sikur kam shkuar të shaj njeri unë atje. Dhe sipas Nishanit, më falni… të kesh dy palë benevrekë, dy palë pampers në prapanicë, të thuash ky është i lodhur po unë do shkoj të jap kontribut në PD, kjo nuk e di si mund të ndodhë. Unë jam luftarak, çdo gjë në jetë e kam bërë me luftë. Unë po e ndava mendjen nuk ka njeri që më ndalon. 



Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore