Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Gropa e rrezikshme në aksin Ksamil-Butrint! E hapën për të rregulluar defektin e ujësjellësit dhe nuk e riparuan

VIDEO/ Gropa e rrezikshme në aksin Ksamil-Butrint! E hapën për

Hapën gropë për të rregulluar defektin e ujësjellësit, askush nuk merr mundimin ta rregullojë.

Riparuan tubacionin e ujit të pijshëm por prishën rrugën dhe nuk e rregulluan më.

Një qytetar denoncon në “Ti Raporton” se si mbi dy muaj më parë, u hap një gopë në aksin rrugor Ksamil-Butrint për të rregulluar një defekt në rrjetin e ujit të pijshëm.

Po bëhet çdo ditë e më e rrezikshme për këmbësorët e automjetet. Kemi ngritur zërin disa herë te kryetari i bashkisë Sarandë dhe administratorja e bashkisë Ksamil, por nuk e vlerësojnë rrezikun që kjo gropë në rrugë kryesore paraqet”, shkruan qytetari.

Probleme të tilla, ku rrugët e trotuarët dëmtohen nga riparimet e ujësjellësit apo tubacioneve të tjera nën tokë, i gjen në çdo qytet të Shqipërisë.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore