Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO E PLOTE/ Si ndodhi grabitja e kambistit tek rruga e Kavajës, hajdutët e qëlluan me sqepar dhe i morën 3 mln lekë

VIDEO E PLOTE/ Si ndodhi grabitja e kambistit tek rruga e Kavajës,

Në emisionin "Shqipëria Live" në Top Channel u transmetua video ekskluzive e plotë e grabitjes së kambistit Qani Zili tek rruga e Kavajës në Tiranë ditë më parë.

Nga pamjet filmike duket se si kambisti sulmohet në fillim nga dy hajdutët, të cilët e godasin me sqepar.

Pasi i marrin shumën prej 30 milion lekë të vjetra, ata largohen. Zili sapo po dërgonte shumën e parave në pikën valutore.

Të tjera detaje janë publikuar në lidhje me ngjarjen e rëndë. Raportohet se 22-vjeçari i arrestuar, Roni Spaho ishte vënë në pranga nga policia po atë ditë, por kjo gjë u mbajt e fshehur nga autoritetet me qëllim identifikimin e dy personave të tjerë të përfshirë në grabitje.

Pas grabitjes, uniformat blu bënë të mundur identifikimin e vendodhjes së parave, të cilat ishin fshehur nga dy grabitësit me motor në një pusetë. Pas kësaj, policia nuk i sekuestroi paratë, por priti deri në momentin që dikush të shfaqej aty për ato.

Ashtu siç edhe pritej, një nga autorët u shfaq në vendin e parave për t’i marrë ato dhe menjëherë u ndoq dhe u vu në pranga nga policët civilë që ndodheshin aty.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore