Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Video e pazakontë/ Sherri i plotë i presidentit me policët bashkiakë: Do t’ju çoj në burg vetë me duart e mia

Video e pazakontë/ Sherri i plotë i presidentit me policët

Një tension i fortë u karakterizua sot në zyrat e Frymës së re Demokratike. Policia bashkiake kërkoi lirimin e zyrave, kjo shkaktoi përplasje të forta mes tyre me përfaqësuesit e FRD-së. Këtij sherri i është bashkuar presidenti Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar me forcë ijen nga zyrat.

Ai shkoi pranë ambienteve të selisë së Frymës së Re Demokratike pas vendimit të Bashkisë Tiranë për ti përzënë nga zyrat..

Video e pazakontë/ Sherri i plotë i presidentit me policët

Madje kreu i shtetit pati edhe një moment irritimi teksa i kërkoi Policisë Bashkiake të dalë jashtë dhe të mos dhunojë një parti opozitare.

“Pse dhunoni partinë e opozitës? Dilni përjashta ose do iu çoj në burg me duart e mia”, u shpreh ndër të tjera Presidenti.

Video e pazakontë/ Sherri i plotë i presidentit me policët

Pas ngjarjes, Meta foli për mediat duke e cilësuar këtë rast si një përpjekje mafiozëve për të vënë dorë mbi votën. Meta i bëri thirrje opozitës të “zgjohet sepse do të jetë vonë për të”.

"E konsideroj përpjekje për të realizuar grusht shteti, sepse t’i sjellësh një partie zyrtare, opozitare, menjëherë pasi nënshkruan një marrëveshje me PD-në dhe partitë e opozitës për të marrë pjesë në zgjedhje t’i sjellësh një shkresë të tillë pa vulë, pa numër protokolli, e bërë me vrap për të dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht çdo forcë opozitare, duke keqpërodur bashkinë bandë padyshim që është tepër irrutuese. Është paralajmërim për të gjithë qytetarët shqiptarë. I bëj thirrje të gjithë opozitës që të zgjohet dhe të mos lejojë më asnjë prekje të rregullave të garës. Do të jetë vonë edhe për të jo vetëm për qytetarët në rast se do të tolerojë partinë bandë. Po i paralajmëroj edhe një herë policinë bashkiake dhe policinë e shtetit. Të mos përfundoni si policët e Mubarakut nën këpucët e popullit shqiptar”, tha Meta për mediat.

Kërkesa e bashkisë së Tiranës

Bashkia e Tiranës ka kërkuar që Fryma e Re Demokratike, duke zbatuar ligjin për 'partitë politike'. Sipas këtij ligji Bashkia e Tiranës ka detyrimin që t'i japë ambiente për zyra partive politike që kanë përfaqësim në Kuvend apo kanë në përbërje një ish-President. 

Sipas nenit 22, pika b, të këtij ligji  “partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi".Me ikjen e Bamir Topit FRD nuk plotëson asnjë nga kushtet e mësipërme, pasi tashmë nuk ka as deputet dhe as Presidentin. Bashkia nuk ka më asnjë detyrim t' ofrojë zyra. 

FRD nuk është parti me perfaqesim parlamentar dhe nuk ka as 1% të mesatares së votave në tre zgjedhjet e fundit. Ligji nuk e ngarkon bashkinë ë Tiranës të sigurojë seli për partite që nuk permbushin këto pika të ligjit. Bashkia e Tiranes ka vepruar njësoj edhe me parti të tjera si PDS e Paskal Milos, apo Demokristianët e Zef Bushatit, në momentin që nuk kanë përfaqësim në parlament. FRD është njoftuar sipas ligjit, disa ditë përpara dhe i është lënë koha e nevojshme për tëe marrë masat dhe lirimin e godinës.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore