Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ "Dëgjuam të shtënat e pamë shqiptarët brenda," gardiani gjerman rrëfen momentet e vështira të vitit '90 tek Ambasadat

VIDEO/ "Dëgjuam të shtënat e pamë shqiptarët

Ambasada Gjermanë në Tiranë na ka risjellë pas në kohë duke kujtuar momentet e vështira të korrikut të vitit 1990, kur shumë shqiptarë sulmuan ambasadat si e vetmja shpresë për t’u larguar nga vendi për një jetë më të mirë.

Sot pas 30 vitesh, një prej rojeve të sigurisë në Ambasadën Gjermane tregon me fjalët e tij se si ndodhi e gjithë ngjarja.

Madje Lothar Parzeller ka ndarë edhe disa foto të cilat i shkrepi me aparatin e tij.

"Emri im është Lothar Parzeller. Në 1990 u transferova nga Policia Federale  për Mbrojtjen e Kufirit në Ambasadën Gjermane në Tiranë, për t’u kujdesur për sigurinë e personelit dhe të objektit të Ambasadës së atjeshme. Ishim gjashtë roje sigurie. Në ’90 bëhej Kampionati Botëror i Futbollit. Një të dielë ishim ulur në oborrin e brendshëm të Ambasadës, po bënim zgarë dhe donim të shihnim ndeshjen, kur befas u dëgjuan të shtëna dhe pamë qytetarë shqiptarë që po përpiqeshin të ngjitëshin në mure derisa hynë në Ambasadë. U dhamë shqiptarëve ndihmën e parë e me sa mbaj mend u qepëm dhe plagët, dikujt plumb ii kishte depërtuar pulkën e kishte shumë gjak rrotull.

U kujdesëm që të largonim Sigurimin nga zona para murit të Ambasadës. Ngjarja më dramatike ishte shembja e murit përmes një kamioni. Unë kasha me vete edhe një aparat fotografik e munda të bëja disa foto njerëzit që donin të futeshin, fakti që krejt papritur duhej të kujdeseshe për të plagosurit, të bëje gjëra që nuk i kishe bërë kurrë më parë, të jepje ndihmën e parë. Sigurimi pas disa ditësh na preu ujin, s’kishim as për t’u pirë e as për t’u larë.

Kriza në atë kohë u zgjidh prej shtabit të krizave të Ministrisë së Jashtme Federale. Në bashkëpunim me BE-në dhe Ambasada të tjera në Tiranë. U arrit që qeveria shqiptare të bindej, t’i lejonte refugjatët të largoheshin nga vendi. Problemi i vetëm ishte lëshimi i pasaportave.  Më pas refugjatët ikën në Durrës, nga Durrësi në Bari e pastaj drejt Gjermanisë ose vendit ku donin të shkonin,” rrëfen Lothar.

“Lothar Parzeller ishte emëruar asokohe me detyrë në Ambasadën Gjermane. Me aparatin e tij fotografik ?, ai fiksoi për ne ngjarjet e asaj kohe. Për shërbimet e tij gjatë mësymjes së ambasadës ai u nderua me ?? Kryqin Federal të Meritës,” shkruan ambasada.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore