Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Video/ Basha hyn i vetëm, mbështetësit e Berishës e provokojnë: Qaraman!

Video/ Basha hyn i vetëm, mbështetësit e Berishës e

Kreu i PD Lulzim Basha ka dalë nga selia blu dhe po i drejtohet në këmbë parlamentit për seancën. Ndërkohë jashtë selisë blu ishin mbledhur disa simpatizantë që bënin thirrje kundër tij.

“Paç faqen e zezë, Basha qaraman, hiqeni Bashën nga PD”, dëgjohej të thoshin ata

Basha mblodhi grupin parlamentar në selinë blu pak para seancës së parlamentit, aty mungonin Edi Paloka dhe Flamur Noka. Këta të fundit edhe në mbledhjen e djeshme ishin ndër zërat më kritikë dhe kundër vendimit të Bashës për Berishën.

Disa nga mbështetësit e Berishës që kishin dalë duke brohitur para selisë së PD-së dhe sallës së seancave të Parlamentit.

Disa kanë pasur disa lule ngjyrë lejla duke nëkuptuar se ato janë për Bashën, sepse u bë "komunist si Rama"

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore