Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

VIDEO/ Aksident në Durrës, shoferi i dehur përplas makinën e parkuar

VIDEO/ Aksident në Durrës, shoferi i dehur përplas makinën e

Një aksident është regjistruar sot në Durrës, ku një makinë është përmbysur në rrugë dhe për pasojë është lënduar shoferi. Ngjarja ndodhi në lagjen nr.5 të qytetit bregdetar.

Raportohet se mjeti tip ‘Ford fokus’ me targa Aa 219Bx është përplasur me dy makina të parkuara në kohë që dyshohet të ketë qenë i dehur. Fill pas aksidentit shoferi i plagosur është transportuar në urgjencë. Për më tepër shihni pamjet nga vendi i ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE

Specialisët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin U. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 10, Durrës, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Ford”, ka humbur kontrollin duke u përplasur me 2 mjete të parkuara e për pasojë është lënduar vetë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore