Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Vettingu/ Ndërpritet procesi për gjyqtarin Alaudin Malajn, KPK shpall vendimin

Vettingu/ Ndërpritet procesi për gjyqtarin Alaudin Malajn, KPK shpall

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit  vendosi të ndërpresë procesin e rivlerësimit kalimtar për gjyqtarin e Apelit Tiranë, Alaudin Malaj.

Shkaku i këtij vendimi sipas njoftimit zyrtar, vjen pas dorëheqjes së Malajt, duke pranuar që të heqë të drejtën për t’u emëruar në institucionet e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare.

Vendimi u mor të martën nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Suela Zhegu. Në vendim thuhet se Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së Malajt më 30 korrik, si dhe me një vendim të Këshillit të Lartë Gjyqësor për mbarimin e këtij statusi.

Gjithashtu më 3 shtator, Malaj ka njoftuar Komisionin për dorëheqjen dhe ka kërkuar marrjen e një vendimi për përfundimin e procedurës së vlerësimit.

“Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje. Ndërprerja e procesit të rivlerësimit për shkak të dorëheqjes së subjektit të rivlerësimit sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative…”, citohet në vendim.

Alaudin Malaj me një karrierë prej gati tre dekadash dha dorëheqjen nga statusi i magjistratit, duke shmangur përballjen me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Ai disponon një pasuri të deklaruar prej 1.7 milionë euro, për të cilën u hetua dhe doli i pafajshëm nga Prokuroria.

Të dhënat e grumbulluara, siç raporton nga BIRN tregojnë se së paku 40 gjyqtarë dhe prokurorë kanë dhënë dorëheqjen deri më sot para përballjes me procesin e vetingut.

Në korrik Malaj dha dorëheqjen nga posti i gjyqtarit të Apelit.Në dhjetor të 2019, ai tregoi në një intervistë në Top Channel se i ka kërkuar mbrojtje institucioneve shqiptare për veten dhe familjen e tij.

Gjyqtari i Apelit tha se në një letër dërguar 11 institucioneve ai ka kërkuar mbrojtje fizike “për shkak të rrethanave jo te zakonshme”.

Alaudin Malaj është gjyqtari që bëri publik vendimin e dënimit të Geron Xhafajt, vëllait të ish-Ministrit të Brendshëm. Gjithashtu, Malaj ishte një nga 5 anëtarët e trupit gjykues që dhanë pafajësi për të gjithë anëtarët e organizatës “Hakmarrja për drejtësi”. Madje në 2017, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nisi hetimin ndaj 5 gjyqtarëve të Apelit të Krimeve të Rënda, me kërkesë të ish-presidentit Bujar Nishani.

Vendimi i KPK për Malajn

Trupi gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, mbështetur në nenin G, të Aneksit të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenin 57, të ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar
të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, si dhe në germën “b”, të nenit 89, të
ligjit nr. 44/2015, datë 30.4.2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”,
V E N D O S I:
1. Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, z. Alaudin Malaj,
është ndërprerë.
2. Të deklarojë humbjen e së drejtës së këtij subjekti për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i
Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.
3. Vendimi, i arsyetuar me shkrim, i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe
vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe publikohet në faqen zyrtare të Komisionit, në përputhje me pikën 7, të nenit 55, të ligjit nr. 84/2016.
4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit brenda 15 ditëve nga
data e njoftimit të tij.
5. Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.
Ky vendim u shpall në Tiranë në datën 15.9.20

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore