
Vetting me ritmet e breshkës, ja sa gjyqtarë e prokurorë u larguan nga procesi i shumëpritur
Këtë të hënë, përpara se komisionerët e vettingut të iknin me pushime e dhanë edhe një tjetër karton të kuq. Seanca ndaj gjyqtaritë të Apelit, Aleks Nikolli, anëtar i trupës që zbriti dënimin e përjetshëm për Dritan Dajtin ishte e fundit për këtë sezon.
Nikolli iu nënshtrua vetëm një kriteri dhe hetimi gjeti pasaktësi në deklaratat e pasurisë, ndonëse gjyqtari i shkarkuar kërkoi riçelje të procesit. Pas kësaj seance, komisionerët largohen me pushimet e verës, për tu kthyer në fillim të shtatorit ku vazhdojnë të jenë në pritje të procesit edhe 510 gjyqtarë e prokurorë nga 794 që kishte në total drejtësia.
Deri më tani janë ballafaquar me kontrollet 284 gjyqtarë e prokurorë nga të cilët në shkallën e parë u shkarkuan 104 prej tyre, ndërsa 118 u deklaruan të pastër. Por ky bilanc është i ndryshueshëm në KPA që largoi edhe 12 nga ata që ishin konfirmuar në shkallën e parë, duke e çuar numrin e të shkarkuarve në 116 dhe të konfirmuarve në 106. Megjithë këto të dhëna gati tre vjet nga nisja e procesit, KPA që është fjala e fundit e kontrollit të drejtësisë në vend ka shpallur vetëm 65 vendime të formës së prerë.
Nga ana tjetër mandati 5-vjeçar i KPK-së mbyllet qershor në 2022 dhe nëse deri atëherë nuk është përfunduar i gjithë procesi ndaj 510 subjekteve që presin në radhë, vettingun do ta vazhdojnë Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë që si gjykatë të formës së prerë do të ketë KPA me mandat 9-vjeçar.
Në një raport avokati i popullit parashikon që me këto ritme vettingu ndaj drejtësisë do zgjasë më tepër se tetë vjet që do të thotë se pas ndryshimeve kushtetuese të 2016-s, atëherë kur u vendos për pastrimin e drejtësisë, rezulton që institucionet e reja nuk kanë kryer as gjysmën e punës./Top Channel


Emri/ Gjendet gruaja e pajetë në Shkodër, dyshimet e para
Historia e plotë >


Video/ Zjarr në ambientet e televizionit Klan
Historia e plotë >



Shkarravitje kufijsh të rinj në Ballkan
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Del dokumenti/ Si do të bashkohet Kosova me Shqipërinë, harta e re e Bal...
Historia e plotë >
LSI braktis zyrtarisht Luan Ramën, Petrit Vasili vihet në siklet nga kom...
Historia e plotë >
Çfarë të konsumoni që të keni energji gjatë agjërimit? Herbalisti i njohur: Mos hiqni dorë nga sallatat, çajrat bimore që heqin etjen

Lista e re/ Udhëtimet jashtë, ministria publikon kushtet e reja për shqiptarët, të vendosura nga çdo shtet

Apeli i mjekut infeksionist: Po qarkullon një virozë tjetër, mos e ngatërroni me Covid
Zgjedhje 2021




