Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Vetëm i ujis, më kërcënuan..."/ Shqiptari kapet me "shtëpi bari" në Angli, droga me vlerë rreth 300 mijë paund

"Vetëm i ujis, më kërcënuan..."/ Shqiptari kapet

BRITANI E MADHE - Një tjetër shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike për shkak se akuzohet për kultivim kanabisi.

I arrestuari është identifikuar si Malbor Luzi, i cili u kap me 489 bimë narkotike që i kultivonte brenda një dhome. Sipas mediave britanike, bimët ishin në gjendje të prodhonin kanabis me një vlerë prej 268,950 paund.

Shtëpia ishte e pajisur me pajisje të sofistikuara për ngrohje, ndriçim dhe rritje. Në shtëpi ishin vendosur freskuesit e ajrit për të parandaluar që era e kanabisit të dilte jashtë.

Luzi, në momentin e arrestimit posedonte një celular, para cash, një kartë bankare dhe një kartë identiteti. 33-vjeçari, pa adresë fikse, u intervistua dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga të tjerë që e urdhëruan të kujdesej për bimët. Luzi tha gjithashtu se ai kishte qenë përgjegjës vetëm për ujitjen e bimëve. Ai u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u burgos për dy vjet.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore