
Vetëhedhja e pacientit nga ballkoni i spitalit/ Shpërthen eksperti Dasho: Po kaloni çdo cak, urgjent hapni...
Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka ngritur shqetësimin pas rastit të fundit të ndodhur në spitalin Covid/2, ku një 60-vjeçar u hodh nga ballkoni.
Dasho bën thirrje që të hapen spitalet rajonale dhe ata lokale. Sipas Dashos, shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen.
Postimi i Erion Dashos
Papërgjegjshmëria në kulm!
Një thirrje për ministrinë dhe komitetin: Hapni urgjent spitalet rajonalë dhe ata lokalë! Shfryni presionin mbi spitalet COVID! Mos u tregoni qytetarëve "strategji" mashtruese nga të cilat nuk keni zbatuar asnjë rresht!
Vdekjet e raportuara (ato që nuk fshihen dot) po rriten çdo ditë! Shumë më tepër vdekje nga COVID po ndodhin në shtëpi në pacientë që as diagnostikohen, as raportohen!
Vetëm mjekë dhe infermierë kanë vdekur më tepër se 20, sepse janë lënë pa maska dhe mjete mbrojtëse!
Jetojmë dhe Europë, në shekullin e 21-të!
Pacientët nuk duhet të vrasin veten duke u hedhur nga dritaret e spitaleve! Të paktën, të mos kemi çdo muaj nga një fatkeq që ndërmerr këtë hap ekstrem...
O bëni ndonjë lek punë, o ikni!
Njerëzit janë lodhur duke dëgjuar demagogjinë tuaj, duke ndjekur të qarat tuaja patetike dhe filmat në stil Bollywood-i!
Po kalon çdo cak...



U kap me dy milionë paund drogë, Instagrami “tradhton” shkodranin në Angli
Historia e plotë >

Meta “inspekton” punimet e Ramës në Vlorë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Lajmi i mirë për emigrantët/ Nënshtetësia italiane, qeveria Conte ul afatet e përfitimit

VOA: Moderna ka opsionin më të mirë se dy vaksinat e tjera, ja arsyeja

Shifrat e infektimeve nga Covid/ 20% e testeve në Shqipëri pozitivë, në Kosovë 50%
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >